Shprehet ministri: “Populli palestinez i është afruar pajtimit”

Ministri i Punëve Publike dhe të Strehimit të Palestinës, Mufid Hasajine tha se populli palestinez do t’i japë fund ndarjeve që vazhduan që nga viti 2007, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë të tij Hasajine tha se “Qëndrimet e përgjegjshme të të gjithë palëve, duke filluar nga presidenti Mahmud Abbas dhe nga Administrata e Hamasit, krijojnë një atmosferë pozitive e cila nuk është parë më parë”.

Duke vënë në dukje se populli i Palestinës i është afruar fundit të ndarjes së vazhduar që nga viti 2007, Hasajine theksoi se “momenti historik dhe pajtimi” është afër.

Hasajine tha se pajtimi tanimë nuk është një slogan i cili përdoret në drejtim të qëllimeve personale apo partizane të disave.

Ai po ashtu u bëri thirrje të gjitha palëve të bëjnë përpjekje për t’i dhënë fund ndarjes dhe forcimin e bashkimit kombëtare.

Kryeministri i Palestinës, Rami el-Hamdallah ka njoftuar se qeveria ka filluar të ushtrojë detyrën në Gaza.

Hamdallah, i cili foli në mbledhjen javore të qeverisë së mbajtur në Ramallah të martën e kaluar tha se “Qeveria ka filluar të ushtrojë detyrën në Gaza dhe t’i përmbushë përgjegjësitë e saj në mënyrë aktive dhe gjithëpërfshirëse, pa ndonjë ndërprerje”.

Share Button