Shpikja e radhës në Kinë, autobuzët mbi makina

Dizenjuesit e “Transit Elevated Bus” në Kinë, kanë publikuar modelin e fundit të autobusit. Autobusi i së ardhmes është projektuar që të ecë sipër makinave të tjera. Ky mjet do të ketë kapacitetin për të mbajtur 1.200 pasagjerë.

Inxhinierët thonë se pasagjerët do të ulen shumë më lart rrugës, ndërsa automjetet e tjera do të kalojnë poshtë hapësirës së mjetit.

Testet e para të autobusit janë planifikuar të realizohen në gjysmën e dytë të vitit.

Share Button