Shpërthimi i makinës së biznesmenit në Tiranë, policia jep detaje të reja

Policia e Tiranës ka reaguar në lidhje me shpërthimin e makinës së një biznesmeni, ngjarje e ndodhur tek liqeni i Thatë në Tiranë. Sipas policisë, makina ka qenë e parkuar ku ka ndodhur shpërthimi.

Më poshtë njoftimi i policisë për ngjarjen:

Me datë 30.11.2017, rreth orës 09:45, në Sallën Operative ka ardhur një telefonatë se tek Liqeni artificial ka shpërthyer një mjet.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë ku nga veprimet paraprake ka rezultuar se:

Tek Liqeni artificial, në rrugën dytësore ka shpërthyer një mjet i parkuar  me targë AA946EF  tip Volkswagen,  në pronësi të shtetasit N. R., 42 vjeç, administrator i një firme inertesh.

Si pasojë ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor po kryen veprimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Share Button