Shpërthim në qendër të Stambollit

Një shpërthim zjarri ka ndodhur në qendër të Stambollit para pak orësh. Nga ky shpërthim fillimisht është përfshirë një ndërtesë e drurit, ndërsa më pas flaka u përhap edhe në katër ndërtesa fqinje.

Një numër i madh i ekipeve të zjarrfikësve kanë shkuar në vendin e ngjarjes në lagjen Fatih në Stamboll, shkruajnë mediat turke.

Shumë pjesë të këtyre ndërtesave janë shembur, ku edhe janë dëmtuar edhe disa automjete në parking nga shembja e tyre.

Share Button