Shpërthim në një stacion policor në Turqi, 5 të vdekur

Pesë persona kanë vdekur dhe 36 të tjerë janë plagosur pas një sulmi me një makinë-bombë në një stacion policie në qytetin e Cinarit, në rajonin e Dijarbakirit, në juglindje të Turqisë.

Makina-bombë shpërtheu në hyrje të stacionit, ndërsa sulmuesit gjuajtën edhe me armë e raketa në drejtim të stacionit.

Në mesin e viktimave është edhe një nënë me një foshnje, ndërsa autoritetet kanë nxituar të fajësojnë militantët e Partisë së Punëtorëve Kurdë të cilët janë shumë aktivë në këtë zonë.

Shpërthimi shkaktoi dëme të mëdha në ndërtesën e stacionit policor, por edhe te godinat pranë.

 

Share Button