Shpërthim në një restorant në Kajro, 16 viktima

16 persona kanë humbur jetën dhe 5 të tjerë janë plagosur në Egjipt, si pasojë e shpërthimit të disa bombave në një restorant në kryeqytetin Kajro.

Sipas autoriteteve ngjarja ka ndodhur në Agouza, zonë e njohur në qendër të qytetit.

Minsitria e brenshme e vendit tha se ngjarja vjen pas një konflikti mes punëtoreve të restorantit dhe personave të tjerë që jetojnë ose punojnë në zonë, ku gjithashtu ndodhet një klub nate.

Mediat raportojnë se sulmuesit që hodhen bombat ishin tre dhe të maskuar. Pjesa e vështirë, sipas agjensisë Reuters, është vendndodhja e restorantit në bodrumin e një ndërtese, gjë e cila ka penguar personat që ndodheshin brenda të dilinin jashtë.

Sipas informacioneve pjesa më e madhe e viktimave ishin staf i restorantit, teksa besohet se kanë humbur jetën ose nga djegia ose nga asfiksimi.

 

Share Button