Shpërthim në një fabrikë fishekzjarresh në Indonezi, 27 të vdekur

Të paktën 27 persona humbën jetën si pasojë e një shpërthimi që ndodhi në një fabrikë fishekzjarresh në Indonezi, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas mediave lokale, 27 persona kanë humbur jetën dhe 35 të tjerë janë plagosur si pasojë e një shpërthimi në një fabrikë fishekzjarresh në qytetin Tangerang, në afërsi të kryeqytetit Xhakarta.

Në pamjet e transmetuara në kanalet televizive shihet se rajoni ku ndodhet fabrika e fishekzjarreve është mbuluar nga tymi.

Share Button