Shpërthim me eksploziv në një lokal në Durrës, nuk ka të lënduar

Një sasi eksplozivi ka shpërthyer pas mesnatës në qytetin e Durrësit, për fat të mirë pa shkaktuar viktima por vetëm dëme materiale.

Shpërthimi ka ndodhur në një lokal në lagjen numër 17 të qytetit bregdetar, në pronësi të shtetases së identifikuar me inicialet K.R.

Në vendin e ngjarjes kanë vajtur njësi të shumta policore, të shoqëruara nga ekspertë të eksplozivit, të cilët kanë bërë mbledhjen e provave materiale.

Ndërkohë, pritet marrja në pyetje e pronares së lokalit, për të hedhur më shumë dritë mbi ngjarjen.

 

Share Button