Shpërthim me eksploziv në Fushë-Krujë

Një tjetër shpërthim eshte regjistruar në Fushë-Krujë.

Pas mesnatës persona ende të paidentifikuar kanë shpërthyer me eksploziv një furgon, i cili përdorej për të lëvizur pasagjerë, në pronësi të shtetasit Bujar Zalla.

Nga ngjarja mësohet se nuk ka të lënduar në njerëz, por vetëm dëme materiale.

Nderkaq policia nisi hetimet për të zbardhur autorët dhe shkaqet e këtij shpërthimi.

 

Share Button