Shpërthim me eksploziv në Fushë-Krujë

Një shpërthim me eksploziv ka ndodhur në lagjen ‘Kastrioti’ në Fushë Krujë.
Nga burimet paraprake mësohet se nuk ka të lënduar. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme.

Sipas informacioneve të para, thuhet se shpërthimi ka ndodhur në një servis kompjuterash.

Ende nuk dihen shkaqet e vendosjes së eksplozivit, ndërkohë që policia ka nisur hetimet për të zbardhur ngjarjen.

Share Button