Shpërthim i rëndë në Turqi; objektivi ushtarakë turq që po ktheheshin pranë familjeve për fundjavën

E shtunë, 17 dhjetor 2016
Ankara, Turqi (IINA) – Një makinë bombë ka shpërthyer sot pranë një autobuzi që transportonte ushtarakë turq afër universitetit Ergias në rajonin e Kajseri, në qendër të vendit.
Sipas burimeve policore të cituara nga agjensia e lajmeve Anadoll, makina ku ishte vendosur bomba, shpërtheu afër hyrjes së universitetit, në afërsi të nje makine që po transportonte ushtarë që po ktheheshin pranë familjeve të tyre për të kaluar pushimet e fundjavës.
Menjëherë pas shpërthimit, vendi u mbush me ambulanca dhe makina policie që ndihmonin në dhënien e ndihmës për dhjetra viktimat e sulmit terrorist dhe transportimin e tyre drejt spitaleve me të afërta.
Nga ana tjetër, situata iu paraqit presidentit turk Erdogan nga shefi i shtabit të përgjithsëm të ushtrisë Hulusi Akaar.
Në lidhje me incidentin, kryeministri turk Yellderem zhvilloi një mbledhje urgjente të ministrave perkatës kabinetit për mbledhjen e informacioneve mbi shpërthimin.
Share Button