Lezhë: Shpërthim i fuqishëm tek karburant ‘Kastrati’

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur pranë një karburanti në hyrje të qytetit të Lezhës, për arsye ende të panjohura.

Policia e cila ka mbërritur në vendngjarje së bashku me forcat zjarrfikëse po mundohen të shuajnë flakët e zjarrit.

Nuk dihen shkaqet e shpërthimit të zjarrit dhe nëse ka apo jo të lënduarnga kjo ngjarje ende e paqartë.

Dyshimet paraprake flasin për një rrjedhje të mundshme gazi, megjithatë hetimet e mëtejshme do të hedhin dritë mbi këtë ngjarje.

Share Button