Shpërthim eksplozivi në Fushë-Krujë, s’ka të lënduar

Një tjetër shpërthim me eksploziv ka tronditur mbrëmë Fushë-Krujën. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Arrameras, ku një sasi lënde plasëse është hedhur në oborrin e banesës së 40-vjeçarit Artur Karaj.

Nga shpërthimi mësohet se nuk ka patur të lënduar, por vetëm dëme materiale,.

Ende nuk dihen shkaqet që çuan në vendosjen e lëndës plasëse, ndërsa policia ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, si dhe identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Share Button