Shpërthen vullkani Agung, dhjetra ​fluturime anullohen në ishullin Bali

Shpërthimi i vullkanit në ishullin Bali të Indonezisë ka detyruar kompanitë ajrore të anullojnë dhjetëra fluturime për shkak të rrezikut nga hiri vullkanik.

Shpërthimi i fundit i vullkanit Agung daton në vitin 1963, atëherë humbën jetën më shumë se një mijë njerëz.

Të paktën 2 mijë udhëtarë humbën fluturimet, përfshirë këtu një numër të madh turistësh australianë.

Tymi dhe hiri vullkanik ka arritur deri në një lartësi prej 1.500 metra në qiell.

Autoritetet indoneziane kanë marrë masa për largimin e banorëve në një rreze prej 7 kilometrash për të shmangur pasojat e vullkanit.

 

Share Button