Shpërthen bombola e gazit, përfshihet nga flakët piceria në Sarandë

Një piceri është përfshirë nga flakët në Sarandë mbrëmjen e së dielës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:00 në lagjen ”Nr.1”.

Vatra e zjarrit është shkaktuar si pasojë e plasjes së një bombole gazi. Si pasojë e zjarrit janë djegur disa sende dhe aparatura të lokalit.

Zjarri është shuar dhe nuk ka persona të lënduar apo të dëmtuar. Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe po vazhdon procedurat hetimore.

Share Button