Shpejtësia i merr jetën 67-vjeçarit, identifikohet viktima

Qemal Bici, 67-vjeç, nga Mamurrasi është personi që ka mbetur i vdekur nga aksidenti i ndodhur orët e para të mëngjesit të kësaj të diele.

Aksidenti është shënuar në aksin Fushë-Krujë – Milot në afërsi të fshatit Derven. Një automjet tip “Fuoristradë” e drejtuar nga Gentjan Metaj nga Laçi ka goditur për vdekje këmbësorin së bashku me qenin e tij.
67-vjeçari po kalonte rrugën së bashku me qenin e tij kur i ka goditur makina që sipas policisë udhëtonte me shpejtësi të madhe drejt Tiranës e për pasojë ka humbur jetën Bici së bashku me qenin e tij. Drejtuesi i mjetit është ndaluar nga policia.

Share Button