Shpallen 4 vende të lira për AMA-n, mes tyre posti i kryetarit

Komisioni i Medias ka shpallur 4 vende të lira për Autoritetin e Mediave Audiovizive, mes tyre përfshihet edhe posti i kryetares. Vendimi për vendet e lira ka marrë 14 votat e shumicës në komision. Gjatë mbledhjes së sotme opozita u largua nga komisioni, pas refuzimit të kërkesës së saj për t’ju drejtuar Këshillit Legjislativ për kreun e AMA.
Vendet e lira do të shpallen nga Kuvendi, më pas do propozohen kandidaturat e reja.“Po diskutojmë jashtë kompetencave për kreun e AMA. Mandati i Endira Bushatit përfundon në korrik 2016”, tha gjatë mbledhjes Luçiano Boçi. Ndërsa sipas deputetit Alfred Peza këto vende vakante bazohen në raportin e Komisionit të Ligjeve. Po sot ky komision miratoi edhe rezolutën e shumicës për punën e AMA për vitin 2013

Share Button