“Shok” do të shfaqet në New York

Duke nisur që nga nesër, 28 janar, e deri me 4 shkurt, filmi “Shok” dhe katër filmat tjerë që janë nominuar për kategorinë Live Action Short Film në nominimet e sivjetme The Oscars do të shfaqen para publikut në Nju Jork.

Filmat do të shfaqen në IFC Center. “Shok” është filmi i parë kosovar ndonjëherë i futur në Oscar, në kategorinë e filmit më të mirë të shkurtër, Live Action Short Film.
“Shok” është nominuar krahas filmave “Ave Maria”, “Day One”, “Stuterer” dhe “Everything will be okay”.

Një shfaqje e tillë e filmave vjen për të promovuar edhe njëherë më shumë ata para ceremonisë së madhe ku vetëm njëri mund të triumfojë. Vitin e kaluar, këtë kategori e fitoi filmi “The Phone Call” me regji nga James Lucas dhe Mat Kirgby.

Share Button