Shoferi me shpejtësi 214 km/h në autostradën Tiranë – Durrës, e ndëshkon policia

Policia Rrugore e Tiranës ka ndaluar një drejtues mjeti mëngjesin e ditës së hënë pasi qarkullonte me shpejtësi tej normave të lejuara, konkretisht me 214 km/h, matur me Radar.

Tre patrulla policie janë vënë në ndjekje të automjetit dhe kanë arritur ta bllokojnë atë.

Sipas policisë, në përfundim të procedurave, duke përfshirë dhe testin e alkoolit, drejtuesit të mjetit iu tërhoq Leja e Drejtimit dhe u dërgua në OASH për shpejtësi tej normave të lejuara.

Share Button