Shmangni këto ushqime nëse vuani nga aknet

Të përdorni ushqime të yndyrshme gjatë ditës nuk do të thotë që merrni domosdoshmërisht baktere që shkakojnë akne.

Dr. Sandra Lee ka treguar se sasia e vajit nuk ka aspak ndikim në lëkurën tuaj, prandaj mund të porosisni pica sa herë të dëshironi.

“Bulmetërat kanë shumë hormone. Mund ti gjeni tek djathi apo qumështi i lopës. Jo shumë ushqime shkaktojnë akne përvec produkteve që përmbajnë hormone,” – tha ajo për Metro.
E pyetur për cokollatën, Sandra tregoi se mund të ketë ndikim në krijimin e akneve pasi ka përbërje qumështi.

Gjithashtu shtoi se duhet të bëhet shpesh shpëlarja e fytyres me produkte të posacme për pastrimin e lëkurës që të jeni sa më të mbrojtur dhe të pastër.

Share Button