Shmangni këtë zakon nëse nuk dëshironi të sëmureni këtë sezon

Gjethet kanë filluar të bien, gripi po fillon të përhapet dhe temperaturat tashmë kanë rënë ndjeshëm. Nëse dëshironi të qëndroni larg sëmundjeve të këtij sezoni, duke shmangur disa nga viruset dhe bakteret që përhapen me rënien e temperaturave, atëherë duhet të hiqni dorë nga ky zakon: Ndaloni shtrëngimin e duarve.

Shtrëngimi i duarve me kolegët, të afërmit apo njerëz të tjerë është shumë e rrezikshme, duke ju ekspozuar më shumë ndaj sëmundjeve apo virozave sezonale. Disa nga bakteret që gjenden në duar janë të padëmshme, por ka edhe të rrezikshme, si bakteret e Staphylocoçus që mbarështojnë infeksionin dhe E. Coli.
Kjo vlen më së shumti për njerëzit që kanë kontakt me spitalet, ku normat e infektimit janë rritur ndjeshëm kohët e fundit. Foshnjat e porsalindura duhet t’i shmangni nga shtrëngimi i duarve për shkak të sistemit të dobët imunitar, në zhvillim.

Por, jo të gjitha shtrëngimet e duarve janë kaq të rrezikshme.
Në një studim të vitit 2011 të realizuar në 5209 të diplomuarit e Kolegjit shtrënguan duart me njëri – tjetrin. Nga kjo u zbulua vetëm një patogjen që transmetohej nëpërmjet shtrëngimit të duarve.

Dr. David Bishai, profesor në Johns Hopkind Bloomberg, në Shkollën e Shëndetit Publik, tha se bakteret më të mëdha që llogariten në duart tona janë gjetur në pjesët me lagështi midis gishtërinjve dhe në thonj, që zakonisht nuk preken nga shtrëngimi i duarve.
Biokimisti Dave Whitëorth u shpreh se nuk është plotësisht i bindur se kontakti fizik është gjithçka që duhet për të mos u sëmurur këtë vit.

“Nëse sëmundja ‘hyn’ në vendin e punës, do të jetë e vështirë të shmanget edhe nëse ndaloni dhënien e dorës,” tha ai në një e-mail për Business Insider.
Ai shtoi se ndoshta diçka tjetër që duhet marrë parasysh në vend të mos shtrëngimit të duarve, është ndalimi i kolegëve që të vijnë në punë nëse ato janë të sëmurë.

Share Button