Shmangi fryrjen e stomakut sipas këtyre mënyrave

Shumica janë ballafaquar me ndjenjën e pakëndshme të shtypjes në stomak. Ekzistojnë shumë shkaqe të fryrjes së stomakut edhe te njerëzit e shëndetshëm.

Këto shkaqe kryesisht janë të lidhura me ushqimin dhe me punën e lukthit. Ndodh që ndonjëherë edhe pas konsumimit të sasisë së vogël të ushqimit të vërejmë që stomaku për një kohë shumë të shkurtër të na bëhet dukshëm më i madh, transmeton Telegrafi.

Ajri në stomak – është rezultat i punës së mikroorganizmave të florës së zorrës, i baktereve, të cilat ndihmojnë në tretjen e ushqimit.  Kur është e vështirësuar tretja e ushqimit, prodhohen më shumë gazra.

Po ju propozojmë disa mënyra që sa më lehtë të liroheni nga ndjenja e fryrjes së stomakut. Masazhi i butë i abdomenit do t’ju ndihmojë që të lironi stomakun dhe të përmirësoni tretjen.

Mënyra nr. 1.

Masazhi i pikës mbi kërthizë i kontribuon zvogëlimit të  shfaqjes së gazrave dhe shkarkon lukthin.

Vini horizontalisht mbi kërthizë 4 gishta. Mbi pjesën e sipërme të gishtave gjendet pika e nevojshme për masazh. Bëni masazh 2 – 3 minuta në drejtimin e akrepave të orës dhe njësoj po ashtu në drejtim të kundërt. Nëse i keni bërë në mënyrë të rregullt, në gojë do t’ju shfaqet shija e thartë dhe do të shtohet tajitja e pështymës.

Mënyra nr. 2.

Ky masazh do t’ju ndihmojë që të eliminoni ujin, dhe do të eliminoni dhembjen e lukthit. Kjo pikë gjendet në lartësinë e gishtit tregues mbi kërthizë. Shtypni dhe bëni masazh 2 – 3 minuta në drejtim të akrepave të orës, dhe po aq në drejtimin e kundërt.

Mënyra nr. 3.

Ky masazh do të shtojë aktivitetin e zorrëve dhe do të eliminojë ndjenjën e rëndesës në stomak.

Vendosni horizontalisht 4 gishta nën kërthizë. Nën gishtin e vogël gjendet pika e nevojshme. Asaj pike, gjithashtu, është e domosdoshme t’i bëni masazh 2 – 3 minuta në drejtim të akrepave të orës, dhe po ashtu njësoj në drejtimin e kundërt.

Nëse çdo gjë e bëni ashtu siç duhet, ndjenja e fryrjes së stomakut shpejt do të eliminohet. /Telegrafi/

Share Button