Shkupi shënon fillimin e Javës evropiane të mobilitetit

Qyteti i Shkupit mbajti një konferencë për media, në të cilën njoftoi fillimin e Javës Evropiane të Mobilitetit 2017, një javë kushtuar transportit urban të qëndrueshëm.

Kryetari i Qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski, tha se Qyteti i Shkupit do të ndjekë Javën Evropiane të Mobilitetit 2017, e cila mbahet në periudhën 16- 22 shtator, duke ofruar një gamë të aktiviteteve të lidhura me lëvizjen alternative dhe të qëndrueshme.

Ai tha se ky event do të shënohet me moton “Mobilitet i pastër, inteligjent dhe i përbashkët”.

“Gjatë shtatë ditëve të ardhshme, ngjarjet të cilat do të mbahen do të dërgojnë një mesazh për përdorimin e mënyrave alternative të transportit përmes edukimit, sportit, shkëmbimit të përvojave pozitive, debateve dhe forumeve dedikuar për sistemin e qëndrueshëm të transportit”, tha Trajanovski.

Ngjarjet do të organizohen nga Qyteti i Shkupit në bashkëpunim me OJQ “Qendra e Gjelbër e Maqedonisë”, “I Pari në Majë” shoqata e inxhinierëve dhe një sërë OJQ të tjera përfshirë edhe delegacionin e Bashkimit Evropian në vend dhe Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

Java Evropiane e Mobilitetit 2017 do të përfundojë në Ditën Botërore të Makinave (22 shtator) me një paradë të madhe të biçikletave në rrugët e qytetit.

Share Button