Shkup: Përkujtohet poeti shqiptar i himnit kombëtar turk, Mehmet Akif Ersoy

Instituti “Yunus Emre” në Shkup, sot me rastin e 96 vjetorit të pranimit të himnit kombëtar të Turqisë organizoi një panel diskutimi me temë “Njeriu i idealit në dritën e historisë Mehmet Akif Ersoy dhe Marshi i Lirisë”, raporton Anadolu Agency (AA).

Në panelin i cili nisi me intonimin e himnit kombëtar të Turqisë morën pjesë Këshilltari në Ambasadën e Turqisë në Shkup Cem Gunduz, përfaqësues të institucioneve turke në vend dhe qytetarë.

Zëvendës drejtori i Institutit “Yunus Emre” në Shkup, Fuat Korkmaz në deklaratën e tij për gazetarët, tha se Mehmet Akif Ersoy është një ndër karakteret më të rëndësishme, në veçanti të qytetërimit turk dhe osman.

Ai theksoi se gjërat të paraqitura në qytetërimin botëror nga ana e Ersoy-it si poet, shkrimtar dhe dijetar fetar janë vlerësuar nga të gjitha qytetërimet.

“Sot me rastin e 96 vjetorit të pranimit të himnit kombëtar të Turqisë, na jep nderë që të flasim për Mehmet Akif Ersoy, si njeri i idealit, një poet i Ballkanit, poet i Rumelisë. Në këtë aspekt si institut mendojmë se kjo mbrëmje është shumë e rëndësishme”, u shpreh Korkmaz.

Nga ana tjetër drejtuesi i panelit, akademik në Universitetin Shtetëror të Tetovës, Doc. Dr. Selçuk Kürşad Koca, tha se sot janë mbledhur për të kuptuar më mirë himnin kombëtar.

Ai duke treguar se populli turk ka përjetuar probleme në disa periudha. “Një ndër këto është, vitet e luftës së lirisë. Në këtë periudhë trimëria e shfaqur nga ana e popullit në një farë mënyre është pasqyruar në himnin e lirisë”, tha ai.

Panelisti, Zëvendës Rektor i Universitetit Ndërkombëtar Ballkanik Shener Bilalli, u shpreh se në këtë panel do të flasin për Ersoy-in dhe ndryshimet politike, ekonomike dhe sociale në periudhën e Ersoy-it dhe efektet e këtyre ndryshimeve ndaj Ersoy-it.

Ndërsa akademiku në Universitetin e “Kirili dhe Metodi”, Faruk Gezgin, tregoi se do të japë disa shembuj nga jeta dhe karakteri i Ersoy-it.

Kush është Mehmet Akif Ersoy

Mehmet Akif Ersoy lindi më 20 dhjetor të vitit 1873 në Stamboll. Poet, mësues, veteriner, mjek, hafëz e politikan. Ersoy ndërroi jetë në Stamboll më 27 dhjetor të vitit 1936.

Ai është autori i himnit kombëtar turk “Marshi i lirisë”. Shpesh herë kujtohet me sinonimet “Poeti i atdheut” dhe “Poet kombëtar”. Poeti i himnit kombëtar turk, që për herë të parë u recitua para deputetëve të parlamentit turk më datë 12 mars të vitit 1921, është me origjinë shqiptare nga Kosova.

Share Button