Shkup, nis puna për ndërtimin e një xhamie të re

Janë hedhur hapat e parë për ndërtimin e Xhamisë Qendrore të Tophanës në kryeqytetin e Maqedonisë, Shkup, e cila do të ndërtohet nga ana e Fondacionit të Çështjeve Fetare të Turqisë (TDV).

Xhamia, e cila do të ndërtohet me arkitekturë osmane në Fushë Tophanë të Shkupit, pritet që të përmbushë nevojat për vend të adhurimit për popullsinë e rajonit.

Këshilltari për Çështjet Fetare, pranë Ambasadës së Turqisë në Shkup, Murat Alkan, në një prononcim për Anadolu Agency (AA), theksoi se projekti i Xhamisë Qendrore të Tophanës Shkup do të zhvillohet në partneritetin e Bashkësisë Fetare Islame të Maqedonisë, Komunës së Çairit, dhe KOMASH-i si kompani e TDV-së.

Alkan më tej duke theksuar se xhamia do të ndërtohet në stilin e “kompleksit” me karakteristika arkitekturore osmane, tha se kompania, e cila ka ndërmarrë projektin e ndërtimit ka përfunduar procesin e korporatizimit të saj në Maqedoni dhe se për sigurinë e ndërtimit është rrethuar vendi ku do të ndërtohet kjo xhami.

Nga ana tjetër shefi i kantierit, Atilla Akşirin, duke treguar se xhamia do të ketë kapacitet për 1500 persona, tha se sipërfaqja e përgjithshme e ndërtimit është 10 mijë metra katrorë.

Akşirin tha se xhamia do të ketë dy minare dhe 7-8 kupola të vogla së bashku me kupolën qendrore të madhe. Pas mbylljes së rajonit të ndërtimit do të fillojnë punimet e gërmimit.

x2

Janë hedhur hapat e parë për ndërtimin e Xhamisë Qendrore të Tophanës në kryeqytetin e Maqedonisë, Shkup, e cila do të ndërtohet nga ana e Fondacionit të Çështjeve Fetare të Turqisë (TDV). Xhamia e cila do të ndërtohet me arkitekturë osmane në Fushë Tophanë të Shkupit, pritet që të përmbushë nevojat për vend të adhurimit për popullsinë e rajonit. ( KOMAŞ AŞ - Anadolu Agency )

Janë hedhur hapat e parë për ndërtimin e Xhamisë Qendrore të Tophanës në kryeqytetin e Maqedonisë, Shkup, e cila do të ndërtohet nga ana e Fondacionit të Çështjeve Fetare të Turqisë (TDV). Xhamia e cila do të ndërtohet me arkitekturë osmane në Fushë Tophanë të Shkupit, pritet që të përmbushë nevojat për vend të adhurimit për popullsinë e rajonit. ( KOMAŞ AŞ – Anadolu Agency )

Share Button