Shkup, Kryqi i Kuq ndan dhurata për fëmijët me aftësi të kufizuara për Bajram

Në prag të festës së madhe të muslimanëve, Bajramit të Madh, Kryqi i Kuq i Shkupit në bashkëpunim me qendrën tregtare “City Mall”, ka nisur një aktivitet për të mbështetur fëmijët me aftësi të kufizuara dhe fëmijët që vijnë nga familjet e rrezikuara sociale dhe familjeve në rreziqe të tjera, raporton Agency Anadolu (AA).

Alexandra Vallkanovska nga Kryqi i Kuq i Shkupit, tha se bëhet fjalë për dëshira të ndryshme te femijeve, duke filluar nga biçikleta, tableta, pajisje mobile, rroba, shumë lodra, konkretisht gjithçka që një fëmijë do të dëshironte për veten në prag të festës”, theksoi ajo.

Vallkanovska shtoi se jetojmë në një shoqëri multikulturore dhe të përzier, ku, siç tha ajo, duhet të jemi human, solidarë dhe të ndihmojmë njëri-tjetrin.

Vallkanovska shprehu mirënjohjen për të gjithë ata që kanë dhënë kontribut për zbatimin e këtij aksioni.

dhurata-per-bajram-2
Share Button