Shkrimtari britanik Kazou Ishiguro fiton Nobelin në letërsi

Shpallet fituesi i çmimit Nobel 2017 për letërsinë. Ky çmim iu dha shkrimtarit japonez me shtetësi britanike, Kazuo Ishiguro.

Ndër veprat e tij më të njohura janë “Ajo që mbetet nga dita”, roman prej të cilit u krijua një film fitues i çmimit Oscar.

Motivi i vlerësimit, shpjegon Ishiguro është se është autor i romaneve me forcë të madhe emocionale.

Ishiguro, ka lindur në Nagasaki në vitin 1954, ndërsa është transferuar në Britaninë e Madhe qysh kur ishte 6 vjeç.

Romani i tij i fundit është “Gjiganti i varrosur”, i dalë në treg në vitin 2015.

Share Button