Shkon në 231 numri i të vdekurve pas shpërthimeve në Somali

Kryeqyteti i Somalisë, Mogadishu këtë të diel është zgjuar nën shoqërimin e dy sulmeve të forta.

Për pasojë 231 veta deri tash janë evidentuar si të vdekur, shkruan Times, përcjellë Klan Kosova.

Numri i të vdekurve në fillim është raportuar të jetë 40, por që në vazhdimësi është duke u rritur.

Nga sulmet me vetura bombë të lënduar kanë mbetur shumë të tjerë dhe numri i të vdekurve mund të rritet edhe më tej.

 

Share Button