Shkodër, shpërthen bombola e gazit, 2 të plagosur

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasoje e shpërthimit të një bombole gazi në Shkodër.

Ngjarja ka ndodhur në një apartament ndërsa të plagosur kanë mbetur Qerim Çela dhe Agim Çoku, të cilët janë dërguar menjëherë për në spitalin e Shkodrës nga ku mësohet se nuk kanë pësuar dëmtime serioze.

Mësohet se dy të plagosurit kanë qenë duke montuar bombolën e gazit në shtëpinë e Agim Çokut, në momentin kur ajo ka shpërthyer.

 

Share Button