Shkodër, sekuestrohen një sasi armësh, 2 në pranga

Policia e Shkodrës ka sekuestruar një sasi armësh ndërsa ka arrestuar edhe dy poseduesit e tyre.

Burime zyrtare të policisë bëjnë me dije se armët janë sekuestruar në Krye-Bushat ndërsa në pranga kanë përfunduar 51-vjeçari Ndok Rrgalla dhe 65-vjeçari Pashko Shkreli.

Sipas policisë, gjatë kontrollit në lokalin e marrë me qera nga dy të arrestuarit u gjetën një armë zjarri automatik model 56 mm, 600 fishekë model 56 dhe një sasi fishekë model 54 mm.

Gjithashtu pas kontrollit të ushtruar në banesën e 65-vjeçarit Shkreli, u gjet dhe sekuestrua një armë gjahu çifte të cilën ai e mbante pa leje.

 

Share Button