Shkodër, sekuestrohen 13 kg marijuanë, arrestohet 25-vjeçari

Policia e Shkodrës sekuestroi 13 kilogramë marijuanë pranë kufirit të gjelbër me Malin e Zi mëngjesin e së hënës.

Njoftohet se është ndaluar 25-vjeçari Bruno Nikaj për lëndën narkotike.

25-vjeçari po përpiqej ta kalonte marijuanën në Malin e Zi ndërkohë që materialet në ngarkim të tij do t’i kalojnë Prokurorisë per veprën penale ” Trafikimi i lendëve narkotike” .

 

 

Share Button