Shkodër, pranga ish-kryekomunarit të Velipojës dhe 8 ish-zyrtarëve

9-ish zyrtarë të komunës së Velipojës kanë rënë në prangat e policisë, mes tyre dhe kryekomunari Nikollë Marku.

Ish-zyrtarët vendorë akuzohen dyshohen për veprën penale të “shpërdorimit të detyrës” në dhënien e lejeve të ndërtimit në kundërshtim me ligjin, në vijën bregdetare të kësaj zone.

Në njoftimin për mediat, Prokuroria thotë se pasi ka marrë lejen e gjykatës, ka nxjerrë urdhërat e ekzekutimit të masës së sigurisë “arrest me burg”, të cilat janë ekzekutuar nga ana e forcave të Policisë së Shtetit.
Të arrestuarit janë:

1. Nikollë Marku, ish-Kryetar i Komunës Velipojë, në cilësinë e ish-Kryetarit të Këshillit të Rregullimit të Territorit (KRRT) Velipojë,
2. Gjovalin Bregnaj, ish-anëtar i KRRT, Velipojë
3. Marash Keçi, ish-anëtar i KRRT, Velipojë
4. Dilë Ndoka, ish-anëtar i KRRT, Velipojë
5. Lekë Simoni, ish-anëtar i KRRT, Velipojë
6. Filip Kercunga, ish-anëtar i KRRT, Velipojë
7. Enver Kotrri, ish-anëtar i KRRT, Velipojë
8. Gëzim Sala, ish-anëtar i KRRT, Velipojë
9. Emiljan Dashi, ish-anëtar i KRRT, Velipojë
Burime zyrtare nga organi i akuzës bëjnë me dije se nga hetimi ka rezultuar se këta persona, në disa mbledhje të KRRT-së së Velipojës, në vitin 2010 kanë dhënë leje në favor të një subjekti të vetëm ndërtues.

 

Share Button