Shkencëtarët zhvillojnë mikroçipa që funksionojnë si truri i njeriut

Shkencëtarët kanë zhvilluar mikroçipa që funksionojnë si truri i njeriut kur bëhet fjalë për përpunimin dhe ruajtjen e të dhënave, raporton Anadolu Agency (AA).

Mikroçipat e zhvilluar nga shkencëtarët në universitetet e Oksfordit, Mynsterit dhe Ekseterit, janë cilësuar si një pikë kthese në teknologjinë e çipave kompjuterikë.

Siç thuhet, çipat janë krijuar nga kombinimi i materialeve me fazë të ndryshueshme, siç janë disqet optike të rishkrueshme, me qarqe të integruara fotonike të dizajnuara në mënyrë të veçantë.

Çipat, të cilat përpunojnë dhe ruajnë të dhënat sikurse truri i njeriut dhe imitojnë operacionet e sinapseve të trurit, mendohet se do të hapin derën për një epokë të re kompjuterësh të cilët do të mendojnë dhe funksionojnë si truri i njeriut.

Shkencëtarët po ashtu kanë tërhequr vëmendjen se sinapset fotonike punojnë mijëra herë më shpejtë se ato në trurin e njeriut.

Studimi në fjalë theksohet të jetë mbështetur nga ana e Këshilli Hulumtues Britanik i Shkencave të Inxhinierisë dhe Fizikës.

Detajet e studimit janë botuar në revistën “Science Advances”.

Share Button