Shkencëtarët zbulojnë trup qiellor në sistemin diellor

Në brezin asteroidal mes Marsit dhe Jupiterit në sistemin diellor janë zbuluar dy trupa qiellorë që orbitojnë njëri-tjetrin, raporton Anadolu Agency (AA).

Detajet e zbulimit të realizuar nga shkencëtarët e Institutit Max Planck në Gjermani me ndihmën e Teleskopit Hapësinor Hubble janë publikuar në revistën “Nature”.

Siç theksohet, dy asteroidët me karakteristika të kometave dhe masë dhe madhësi të njëjtë sillen në orbitë rreth njëri-tjetrit në distancë prej 100 kilometrash.

Çifti i asteroideve është emëruar “288P”.

Po ashtu thuhet se 288P është çifti i parë asteroidal që klasifikohen edhe si kometë.

Shkencëtarët supozojnë se sistemi binar asteroidal ekziston vetëm prej pesë mijë vitesh.

Share Button