Shkencëtarët: Udhëtimet në fshat janë të mira për shpirtin

Nga plazhet me rërë e deri në majat më të larta të maleve, pushimet në vende të tilla pëlqehen nga shumë njerëz, dhe një studim i ri ka treguar se përse na pëlqen të jemi afër vendeve të tilla.

Pasi i kishin pyetur më shumë se 4.500 vullnetarë të rikujtojnë një vizitë të fundit në vende të tilla, hulumtuesit kanë zbuluar se shumica prej tyre kishin treguar për një lidhje të mahnitshme mes natyrës dhe ndjenjave të ndryshme, transmeton Telegrafi.

Me fjalë të tjera, ata kishin deklaruar se udhëtimet e tilla pranë vendeve bregdetare apo rurale kishin qenë të mira për mendjen dhe shpirtin e tyre, ndërsa u kishin shkaktuar një komoditet të jashtëzakonshëm psikologjik.

Raporti i shkencëtarëve thotë se natyra mund ta forcojë ndjenjën e lidhjes së individit me botën natyrale, mund t’i bëjë individët të ndihen më të relaksuar dhe rifreskuar.

Përveç kësaj, ekskursionet në vende të tilla janë të mira për shëndetin e përgjithshëm – si për atë mendor, njashtu edhe për atë fizik.

Vlen të ceket se studimi është publikuar në revistën ‘Environment & Behaviour’.

/Telegrafi/

Share Button