Shkencëtarët japonezë: Meshkujt që drekojnë vetëm vdesin më herët

Hulumtuesit japonezë kanë theksuar se meshkujt e moshuar që drekojnë vetëm vdesin më herët, raporton Anadolu Agency (AA).

Në studimin e publikuar në “Japan Times”, hulumtues nga Universiteti i Mjekësisë dhe Stomatologjisë në Tokjo kanë treguar se shkalla e vdekshmërisë te meshkujt e moshuar që jetojnë me familjen, por që drekojnë vetëm është më e lartë sesa te ata që hanë ushqimin së bashku me familjen.

Yukako Tani, drejtuesi i studimit, ka thënë se “Mendonim se ngrënia e ushqimit i vetëm ndikon në shkallën e vdekshmërisë dhe tani këtë e argumentuam në këtë studim”.

Hulumtuesit, të cilët kanë meshkuj të moshës 65 dhe më të vjetër në periudhë prej më shumë se tre vitesh, kanë gjetur se shkalla e vdekshmërisë ka qenë 50 për qind më e lartë te personat që kanë ngrënë ushqimin të vetëm sesa te ata që kanë drekuar me anëtarët e familjes.

Gjatë hulumtimit, nga 29,182 meshkuj që kanë ngrënë ushqimin me anëtarët familjes, kanë vdekur vetëm 1.759 ose 6 për qind, teksa nga 1.646 meshkuj që kanë jetuar me familjet por që kanë ngrënë ushqimin vetëm, kanë vdekur 9,5 për qind, ose 156 prej tyre.

Ndërkaq, për sa i përket meshkujve që jetojnë vetëm dhe drekojnë vetëm, gjatës kohës së studimit është gjetur se rreziku nga vdekja e hershme te këta persona është 20 herë më i lartë sesa te ata që jetojnë dhe drekojnë së bashku me familjet e tyre.

Hulumtuesit kanë tërhequr vëmendjen se ngrënia e ushqimit i vetëm edhe përkundër të jetuarit së bashku me familjen mund të jetë tregues i keqtrajtimit dhe kujdesit të pamjaftueshëm, duke shtuar se studimi po ashtu ka treguar se meshkujt që drekojnë vetëm ushqehen jo mjaftueshëm.

Share Button