Shkëlqen Linda Halimi në “American Idol”

Prej muajsh është përfolur pjesëmarrja e saj në “American Idol” dhe më në fund të gjithë fansat e saj kanë mundur të shohin suksesin e këngëtares së tyre të preferuar.

E gjendur përpara një jurie profesioniste, Jennifer Lopez, Keith Urban dhe Harry Connick Jr, Linda Halimi ka shkëlqyer në audicionet e “American Idol”, duke marrë një “po” nga të tre anëtarët e jurisë.

Lindita ka zgjedhur të këndojë koverin e James Brown “It’s a man’s man’s man’s world”, performancë që e bëri atë të kalojë në fazën e dytë të këtij talent-show.

Në vidoen prezantuese, Linda është prezantuar si një trajnere palestre, ku gjithashtu ka treguar se prej kohësh ajo është ushtruar fizikisht për të hequr kilet e tepërta dhe më pas për t’u paraqitur në programin e famshëm amerikan.

 

Share Button