Shkeli ligjin elektoral, shkarkohet Drejtori i Përgjithshëm i Postave

Majlind Lazimi, është shkarkuar nga posti i Drejtorit të Përgjithshëm të Postave për shkelje të ligjit elektoral.

Mësohet se Lazimi akuzohet se ka marrë pjesë në fushatë dhe u ka bërë presion punonjësve të bëjnë të njëjtën gjë dhe të votojnë subjektin politik ku ai militon.

Majlind Lazimi ishte emëruar nga LSI-ja në krye të postave.

Shkarkimi mësohet se është bërë sot nga zv. kryeministrja e PD në qeveri, Ledina Mandija.

Share Button