Shkelet armëpushimi, sulmohet autokolona që transportonte të plagosurit nga Alepo

Njoftohet se forcat paramiltare shiite të komanduar nga Irani kanë hapur zjarr ndaj autokolonës me autobusë që transportonte të plagosurit e nxjerrë nga Halepi, shkruan TRT.

Pretendohet se autokolona është kthyer prapa për shkak se sulmet kanë vazhduar.

Kurse Rusia deklaroi se evakuimi nga Halepi do të bëhej me 20 autobusë, të cilët do të shkonin në Idlib dhe gjatë rrugës autokolona do të shoqërohet nga ushtarët rusë.

Moska zyrtare njoftoi se monitorimi i veprimeve të evakuimit do të bëhej me avionë pa pilotë.

Zëdhënësi i presidencës turke, Ibrahim Kallën në një deklaratë që bëri tha: “I kemi marrë të gjitha masat në Idlib dhe Turqi. Jemi në pritje të vëllezërve nga Halepi”.

Ndërkohë në një deklaratë të lëshuar nga Kryqi i Kuq thuhet se 10 ambulanca dhe 100 vullnetarë po presin në Halep për të ndihmuar procesin e evakuimit.

Ndërsa Observatori Sirian i të Drejtave të Njeriut konfirmoi që autokolona e parë me të plagosur është nisur nga lagjet lindore të rrethuara të Halepit për në drejtim të pjesës perëndimore të qytetit.

Me ndërmjetësimin e Turqisë të martën rreth orës 19.00 ishte arritur vendosja e një armëpushimi ndërmjet forcave të regjimit të udhëhequra nga Rusia dhe grupeve të armatosura opozitare në Halepin Lindor.

Sipas marrëveshjes së arritur civilët dhe opozitarët e plagosur do të evakuoeshin në mënyrë të sigurt nga Halepi Lindor dhe do të transferoheshin në provincën e Idlibit, që ndodhet në jugperëndim të Halepit dhe që kontrollohet nga opozitarët.

Vetëm se forcat paramilitare shiite të komanduara nga Irani në fazën e pare nuk kishin lejuar nxjerrjen e të plagosurve nga zona konfliktuale dhe të mërkurën në mëngjes nisën të shkelin armëpushimin.

Share Button