Shkatërrohet baza e falsifikimit të dokumenteve në Durrës

Policia e Durrësit ka shkatërruar sot një bazë të falsifikimit të dokumenteve si dhe ka arrestuar dy persona. Sipas sektorit të antikrimit, këta persona falsifikonin dokumente të institucioneve të ndryshme. Baza e tyre ndodhej në një banesë në Shijak. Gjatë arrestimit të këtyre personave policia ka mundur të sekuestrojë në këtë bazën edhe dokumente të falsifikuara. Policia sekuestroi 5 lloje të vulave, një vulë noterie shqiptare, një italiane, një vulë e komunës së Manzës dhe një vulë për kolaudimin e automjeteve. Hetimet e sektorit të antikrimit për zbulimin e persionave të tjerë vijojnë.

Share Button