Shkatërrohet banda kriminale e drogës në Shqipëri e Itali

Një hetim i nisur që nga viti 2010 eshte finalizuar me shkatërrimin e një organizate të strukturuar kriminale të trafikut të drogës nga Shqipëria në Itali, ndërsa paratë e fituara nga ky trafik janë investuar në sektorin turistik dhe hotelerisë në vendin tonë.

Në një operacion kombëtar të koduar “Enigma”, policia italiane dhe shqiptare vunë në pranga 16 persona ndërsa 5 të tjerë janë shpallur në kërkim.

Ky rrjet trafiku drejtohej nga dy vëllezër shqiptarë të cilët u arrestuan në mbrëmje në Itali, Altin 30 vjeç dhe Emiljano Hajro 28 vjeç nga Shijaku.

Në aksionin e djeshëm janë kapur 200 kg heroinë dhe 325 kg marijaunë, ndërsa në total këtij grupi i janë sekuestruar ndër vite nga policia 1000 kilogramë lëndë narkotike.

Sipas policisë, droga trafikohej nga Shqipëria drejt qyteteve të Italisë në bordin e autoveturave dhe kamionëve. Më pas droga përpunohej në baza logjistike të ngritura në Veneto dhe në Trento në veri të Italisë.

 

Share Button