Shikimi i televizorit për një kohë të gjatë është i dëmshëm

Shikimi për një kohë të gjatë në televizor mund të jetë i rrezikshëm për shëndetin.

Kështu kanë paralajmëruar disa hulumtues të një studimi në Australi të cilët kanë zbuluar se çdo orë shtesë e shikimit të një filmi, serie ose ndonjë programi televizive, është i rrezikshëm, transmeton Indeksonline.

Sipas tyre, për çdo orë rritet 12 përqind rreziku nga vdekja e shkaktuar nga proceset e ndezjes.

Pas një hulumtimi për 12 vjet, hulumtuesit arritën të gjejnë se nga 909 prej njerëzve që janë përfshirë në hulumtim 130 kanë vdekur si rezultat  proceseve të ndezjes, nën të cilën kuptohet një spektër i gjerë i sëmundjeve si Alchajmer, astma, diabetit dhe sëmundjeve të veshkave.

Sipas tyre, personat që kanë qëndruar deri në 4 orë para televizorit, kanë pasur 54 përqind më shumë rrezik nga vdekja e shkaktuar nga proceset e ndezjes./Indeksonline/

Share Button