Sherr mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës

Debati në Komisionin e Ligjeve ka degraduar në përleshje fizike mes deputetëve të maxhorancës dhe opozitës. Mësohet se në konflikt janë përfshirë deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri dhe Xhemal Qefalia e Armando Prenga të Partisë Socialiste. Sherri u konsumua jashtë ambienteve të Kuvendit, ndërsa mes Prengës e Strazimirit pati edhe përplasje fizike. Mësohet se gjithçka ka nisur pas një komenti të deputetit Strazimiri në Komisionin e Ligjeve. Duke iu drejtuar mazhorancës, në kohën kur diskutohej për KLD, Strazimiri ka thënë “Ngrini grup kontrolli siç bëtë edhe për SHISH”. Për deputetët e mazhorancës komenti i Strazimirit është përkthyer si ironi dhe ngacmim politik. Pikërisht ky koment është bërë indicie për të nisur më tej një debat mes deputetit Xhemal Qefalia e Strazimirit, ndërsa më pas sherri degjeneroi në një përplasje fizike mes Strazimirit e Prengës. Ndër të tjera bëhet me dije se, është dashur ndërhyrja e punonjësve të Gardës, për të shuar sherrin mes të dyve. Po ashtu bëhet me dije se kanë ndërhyrë edhe deputetët në Komision.

Share Button