Shëroni këta sëmundje duke ngrënë thjerrëza

Konsumoni thjerrëzat, sidomos ato të kuqet, sepse ndihmoni trupin tuaj të luftojë sëmundje. Falë fibrave, vitaminave, mineraleve dhe antioksidantëve të pranishëm te thjerrëzat, me konsumimin e tyre mbrojmë sistemin imunitar, zemrën, stabilizojmë sheqerin në gjak dhe sigurojmë rritje të shëndetshme.

Mbrojnë sistemin tuaj tretës– (sepse thjerrëzat përmbajnë shumë fibra)

Thjerrëzat janë të pasura në fibra dietetike, të dyja llojet, të tretshme dhe të patretshme.
Fibrat e patretshme të pranishme te thjerrëzat inkurajojnë qarkullimin e rregullt të ushqimit në zorrë, parandalojnë kapsllëkun dhe ndihmojnë në parandalimin e kancerit të zorrës së trashë. Ndërsa fibrat e tretshme ulin rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe rregullojnë sheqerin në gjak te njerëzit me diabet.
Mbrojnë zemrën – (sepse thjerrëzat përmbajnë sasi të konsiderueshme me folate dhe magneziumi)

Thjerrëzat kontribuojnë në ruajtjen e shëndetit të zemrës sepse prania e fibrave të tretshme në to, ka gjithashtu sasi të konsiderueshme folatesh dhe magneziumi.
Një tas thjerrëza e gatuar siguron 90% të sasisë të përditshme të rekomanduar të acidit folik, i cili mbron muret e enëve të gjakut dhe parandalon sëmundjet e zemrës.
Magnezi ul rezistencën dhe përmirëson qarkullimin e gjakut, oksigjenit dhe ushqyesve në gjithë trupin. Studimet tregojnë se mungesa e magnezit është i lidhur me sulme në zemër.
Stabilizojnë sheqerin në gjak – (sepse thjerrëzat përmbajnë karbohidrate komplekse)

Pasi prania e fibrave të tretshme ndihmojnë në stabilizimin e nivelit të sheqerit në gjak. Nëse ju jeni rezistent ndaj insulinës, hypoglicemi apo diabetik, thjerrëzat janë plot me karbohidrate komplekse, të cilat ju ndihmojnë shumë…
Kontrollon nivelin e glukozës në gjak.
Kontrollon nivelin e kolesterolit.
Kontrollon oreksin.
Ul rrezikun për zhvillimin e diabetit tip 2.
Zhvillim normal dhe rritje të shëndetshme – (sepse përmbajnë proteina)

Me rreth 25%, thjerrëzat janë ndër bishjatoret më nivelin më të lartë të proteinave, tejet të rëndësishme, ndihmojnë në rritje e zhvillim normal e të shëndetshëm.
Burim i mirë i mineraleve dhe antioksidantëve

Thjerrëzat janë burim i mirë i mineraleve sikurse është hekuri, magneziumi, zinku. Ndaj dhe kuptohet rëndësia e hekurit, pasi mungesa e tij shkakton anemi, teksa prania e zinkut te thjerrëzat ndihmon në parandalimin e infeksioneve.
Gjithashtu thjerrëzat ofrojnë vitaminën A dhe vitaminën C, të cilat lidhen me to dhe shkatërrojnë radikalet e lira, duke zvogëluar dëmtimin oksidativ të qelizave.
Burimi: Health.com

Share Button