Shërbime shëndetësore pa pagesë në Siri

Në një qendër shëndetësore në qarkun Serakib të qytetit Idlib i cili ndodhet nën kontrollin e opozitarëve, në veri të Sirisë, po jep shërbime pa pagesë për viktimat e luftës, raporton Anadolu Agency (AA).

Drejtori i Qendrës së Shëndetësisë, Mahmut Isa, në një deklaratë për AA tha se “Në qendrën shëndetësore të cilën e kemi hapur vitin e kaluar për më shumë se një vit po japim shërbime pa pagesë për civilët”.

Duke shprehur se “Vetëm gjatë muajit të kaluar kemi ekzaminuar 7 mijë e 500 persona, ku rreth 3 mijë prej tyre u paraqitën në repartin e psikologjisë”, Isa tha se në këtë qendër ndodhen edhe repartet e kardiologjisë, të sëmundjeve të brendshme, reparti i shëndetit të fëmijëve si dhe ai i gjinekologjisë.

Doktori Isa theksoi se regjimi i Asadit në sulmet e realizuara si objektivë ka marrë më së shumti civilët dhe se për këtë arsye njerëzit po ndjejnë nevojën e mbështetjes psikologjike. “Sidomos gratë dhe fëmijët po ndikohen shumë. Mund të mbesin dëmtimet që janë të vështira për t’u fshirë”, tha ai.

“Një mijë fëmijë u vaksinuan”

Duke vënë në dukje se kanë fushata të vaksinimit për fëmijët, Isa tha se po japin vaksina të tetanosit, hepatitit, fruthit dhe shytave. Isa njoftoi se në qendër shërbejnë 35 persona, 6 prej tyre mjekë.

Ndërkaq, Hasan Jusuf, i cili po e trajton fëmijën e tij në këtë qendër tha se “Fëmija im u sëmurë. Ata e trajtuan pa marrë ndonjë pagesë. Shërbimet janë shumë të mira, ne po trajtohemi pa pritur shumë rend”.

Share Button