Shenjat e hershme të demencës përfshijnë edhe gabimet e vogla në shtëpi

Shkencëtarët besojnë se gabimet e vogla, si harresa për gjërat ku lëmë ato, ose mos kthimi i gotës me qumësht në frigorifer, mund të jenë shenja të sëmundjes vdekjeprurëse.

Një studim i SHBA-së tregon se familjet duhet të jenë në dijeni kur i dashuri i tyre të fillojë të bëjë gabime në shtëpi, pasi që ai mund të jetë në rrezik nga zhvillimi i demencës në të ardhmen.

Studiuesit e Universitetit Temple në Filadelfia, kanë monitoruar 100 njerëz, përfshirë 50 me demencë, duke i pyetur ata për detyrat e përditshme.
Detyrat përfshinin bërjen e mëngjesit, paketimin e drekës për fëmijët dhe mbështjelljen e dhuratave.
Tania Giovannetti, bashkautore e studimit, tha se ajo dhe ekipi i saj ka identifikuar dy lloje të gabimeve, të cilat identifikojnë dështimin në bërjen e detyrave për të diagnozuar se nga i cili lloj njerëzit janë të prekur nga demenca.

Ata kanë zbuluar se njerëzit e prekur nga Alzheimer dështojnë të kryejnë detyrat, ndërsa personat e prekur nga forma tjera e demencës kanë probleme për të rregulluar gjërat në mënyrën e duhur.
Ekipi tash planifikon që të përdorë gjetjet për të ndihmuar familjet që të identifikojnë rreziqet potenciale nga demenca. Studimi është publikuar në Journal of Neuropsychology.

Share Button