Shëndeti i dobët i zemrës lidhet ngushtë me çështjet e kujtesës

Hulumtimet e reja kanë zbuluar një lidhje midis shëndetit të dobët të zemrës dhe çështjeve të kujtesës.
Hulumtuesit nga Qendra Mjekësore e Universitetit Vanderbilt gjetën një person të moshuar, zemra e të cilit pompon më pak gjak ka kufizuar rrjedhjen e gjakut në lobin e përkohshëm, zona në të cilën fillon dhe çmenduria.

Ata gjithashtu zbuluan se pjesëmarrësit të cilët nuk ishin shumë aktivë dhe kishin një shëndet të dobët zemre kishin një tru 20 vite më të vjetër se sa mosha e tyre aktuale.
Ekspertët paralajmërojnë se njerëzit duhet të ushtrohen 5 herë në javë nga 30 minuta për të zvogëluar kështu shanset e tyre për zhvillimin e problemeve me çmendurinë.

“Ne aktualisht kemi mësuar shumë se sit ë parandalojmë dhe të menaxhojmë në formë mjekësore shumë forma të sëmundjes së zemrës por ende nuk dimë se si ta parandalojmë apo trajtojmë sëmundjen e Alzheimer “, tha drejtori i Qendrës së Vanderbilt Memory & Alzheimer, Dr Angela Jefferson.

Ndërkohë ai shtoi se “Ky hulumtim është veçanërisht i rëndësishëm sepse mund të na ndihmojë të shfrytëzojmë njohuritë tona për menaxhimin e shëndetit të zemrës për të adresuar dhe trajtuar faktorët e rrezikut për humbjen e kujtesës te të vjetërit përpara se të zhvillohen simptomat konjitive”.

Share Button