Shembet rruga në Fierence të Italisë, përpin një varg makinash

Në Firence të Italisë, në afërsi të urës së famshme “Ponte Vecchio”, që ngrihet mbi “Arnon” është shembur, duke sjellë për pasojë dëmtimin e rrugës pranë saj, ku të paktën 20 makina të parkuara kanë përfunduar në një hendek të vërtetë.

Gjatësia e gropës së krijuar në rrugë është rreth 200 metra, ndërsa gjerësia 7 metra. Specialistët besojnë se çarja e tokës është krijuar nga dëmtimi i tubacionit të madh të ujit që kalon në atë zonë.

Kryetari i Bashkisë së Firences, Dario Nardella shkroi në “Twitter” se, nga incidenti nuk ka asnjë të lënduar, por mijëra banorëve ndërkohë, sipas gazetës “Corriere Fiorentino”, iu është ndërprerë furnizimi me ujë të pijshëm. Kolapsi mendohet të ketë ndodhur rreth orës 6 e 30 të mëngjesit.

Share Button