Sheiku i Dubait: Shkarkon zyrtarët për mosrespektim orari në punë

Një kontroll i papritur në zyrat e shërbimit civil nga sheiku i Dubait përfundoi në atë që për mbretin Mohammed të konsiderohej si një pamje e papranueshme dhe tepër shqetësuese.

Arsyeja është se ai u gjend në zyrat e boshatisura, të cilat normalisht duhej të ishin të mbushura nga zyrtarë të niveleve të larta.

Ishte ditë e diel kur sheiku e kishte nisur turin e tij të papritur që prej orës 7 e 30 të mëngjesit duke pritur padyshim që të shihte zyrtarët më të lartë të ishin në punë në atë orar.

Por në fakt ndodhi e kundërta, sundimtari i Dubait është i vetmi person i pranishëm në njërën prej këtyre zyrave. Normalisht ju do të pyesni se çfarë ndodhi më tej?

Plot 9 zyrtarë të lartë të Bashkisë së Dubait janë urdhëruar të japin dorëheqjen si pasojë e vizitës së papritur të sheikut.

Edhe pse asnjë prej “bosave” të shërbimit civil të shkarkuar nuk është identifikuar, Mona al­Marri, drejtor i përgjithshëm i “Dubai Media Office” tha për gazetën “The National” se vendimmarrësi më i lartë i vendit “dëshironte të jepte një mesazh të qartë”.

“Rregullat vendosen për t’u respektuar dhe këtë duhet ta nisim me ata që janë lart fillimisht. Nuk mund të shkojmë e të ndjekim punonjësit, nëse drejtuesit e tyre janë të parët që mungojnë në punë dhe nuk respektojnë rregulloren”, ka thënë Al­Marri.

Share Button