SHBA, treni i mallrave përplaset me autobus pasagjerësh

Bëhet e ditur se të paktën tre persona kanë humbur jetën pasi një tre mallrash në shtetin Mississipi të SHBA-ve është përplasu me një autobus, transmeton Anadolu Agency (AA).

Treni i mallrave CSX ka goditur një autobus i cili po kalonte në Main Street në qytetin Biloxi. Theksohet se si pasojë e aksidentit të paktën tre persona kanë humbur jetën, ndërsa ekipet e ndihmës së shpejtë kanë transferuar në spital shumë persona.

Zëdhënësi i qytetit Biloxi, Vincent Creel, përmes një deklarata ka theksuar se edhe pasi kanë kaluar gjysmë ore pas aksidentit, ekipet e ndihmës së shpejtë janë duke u përpjekur të nxjerrin të lënduarit që gjenden në autobus.

Thuhet se në autobus kanë qenë 50 udhëtarë dhe se ende nuk dihet saktë numri i të lënduarve.

Aksidenti ka ndodhur teksa treni i mallrave CSX, i cili po udhëtonte në drejtimin lindor, ka kaluar në qendrën e qytetit Biloxi.

Në vendin e njëjtë brenda dy muajve ndodh aksidenti i dytë. Në aksidentin e parë, po ashtu një tren i mallrave CSX kishte goditur automjetin shpërndarës të një kompanie të pijeve.

Share Button